Transmetuar më 24-05-2018, 07:53

Vjedhje dhe bastisje gjatë natës duke u gdhirë e enjtja, në Prokurorinë e Durrësit.

Persona të paidentifikuar kanë marrë materiale të prokurorëve, teksa kanë hyrë në zyrat e tyre.

Nuk bëhen ende me dije materialet që janë vjedhur, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Aktualisht po bëhet inventari, për të evidentuar materialet që mungojnë.

Pak ditë më parë po në Prokurorinë e Durrësit, u vodh posta sekrete, ngjarje e cila ka mbetur ende pa autor. /a.y/noa.al

Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë Durrës, korrieri tregon si ndodhi

U vodh posta sekrete, Prokuroria tregon rëndësinë e materialeve

E rëndë! Vidhet posta sekrete e Prokurorisë, u grabit në rrugë