Transmetuar më 26-04-2018, 10:07

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë.

53 vjeçari Agim Buçi humbi jetën pas përleshjes me grabitësit të cilët tentuan t’i vidhnin minimarketin poshtë shtëpisë në zonën e Kamzës.

Nga përleshja mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij Merita, e cila ka tentuar të godasë me thikë agresorët.

Sot fqinjët e çiftit shprehen të tronditur për atë që ndodhi, ndërsa theksojnë se ata ishin familje e rregullt që kurrë nuk kishin pasur probleme.

Komshinjtë e çiftit Buçi u bëjnë apel autoriteteve të zbulojnë me urgjencë autorët e krimit të rëndë.

“Jemi të tronditur ende nuk e besojmë se çfarë ka ndodhur. Marketi bënte deri ne 30 mijë lekë të reja xhiro. Nuk kishte arsye pse ta bënin. Agimi është prind i 4 fëmijëve. Në zonë nuk kemi dëgjuar më parë për raste grabitjesh”, shprehen ata.

Por si ndodhi ngjarja

Në marketin “Gerti” në rrugën ‘OSBE’ në Kamëz janë futur 2 persona me bluza sportive me kapuç dhe kapele. Njëri prej tyre ka pasur pistoletë. Nën kërcënimin e armës ata kanë kërkuar paratë, por 53-vjecari ka refuzuar dhe ka tentuar ta bllokoje grabitësin e armatosur duke e kapur në bel.

Në atë moment ai është qëlluar në gjoks me armë. Bashkëshortja e tij, Merita ka tentuar ta mbrojë të shoqin duke sulmuar agresorët me thikë të cilën e kishte në dyqan. Thika u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua nga policia.

Gruaja u plagos në këmbën e djathtë me një plumb.

Por këtë skenë e ka parë edhe fëmija 6-vjecar i çiftit i cili ndodhej ne market. Marketi ishte ne oborrin e shtëpisë së çiftit ku jetonte me 4 fëmijët.

Me qëllim zbardhjen e këtij krimi policia ka vënë një shpërblim deri në 5 milionë lekë për personat që japin informacion për autorët./m.sh/noa.al/

http://noa.al/lajmi/2018/04/675085.html