Transmetuar më 23-04-2018, 16:00

Astrit Patozi ka reaguar lidhur me lajmin e dhënë nga ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e cila fitoi garën me ish kryeministrin malazez për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Patozi i ka bërë thirrje me ironi Majlinda Bregut që të falënderojë kryedemokratin Lulzim Basha për këtë fitore. Sipas tij, në këtë rast Basha nuk kishte mundësi të ndikonte në një tjetër humbje.

“Që prej sot, një shqiptare do të jetë zyrtare e lartë e Bashkimit Europian. Më në fund, është vendosur që Majlinda Bregu do të jetë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha.

Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo "ndihmonte" për të regjistruar një humbje tjetër. Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin”, shkruan Patozi.

Më tej ai shprehet krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit, ndërsa i ka uruar edhe uirimet më të mira Majlinda Bregut./b.l/noa.al/

Majlinda Bregu fiton zgjedhjet në strukturën e lartë të BE-së: Fitorja i takon vendit tim