Transmetuar më 23-04-2018, 07:30

Një djalë në moshë fare të re u mbyt këtë të diel pranë Karaburunit në Vlorë, teksa ishte zhytur për peshkim.

Viktima është 34-vjeçari Armand Hallvaxhiu, i cili njihej si kameraman i disa prej televizioneve më të njohura në vend.

Por përveç punës me kamera, ai ishte i pasionuar pas zhytjes dhe peshkimit, sport të cilin e praktikonte vazhdimisht.

Edhe këtë të diel duke parë temperaturat e ngrohta ai ishte zhytur pranë vendit të njohur si shpella e ‘Haxhi Ali-ut’, ku dhe u mbyt.

Për vdekjen e tij grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Gjendet i mbytur në Karaburun zhytësi 34-vjeçar