Transmetuar më 22-04-2018, 19:29

Një person është gjetur i mbytur pranë Karaburunit nga Policia Kufitare.

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar nga Tirana me inicialet A.H. i cili njihet si zhytës.

Trupi i pajetë i tij u gjet në shpellën e “Haxhi Aliut”.

Nuk dihet ende se prej sa kohësh ai ishte mbytur ndërkohë trupi i pajetë u transportua në morgun e Vlorës.

Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 34-vjeçarit./a.m./noa.al/