Transmetuar më 10-04-2018, 14:42
Publicitet

Pavarësisht këmbënguljes së prindërve për të mos i lejuar që të kenë përdorim, ¼ e fëmijëve nën 6 vjeç, kanë telefon. Është kjo ajo që ndodh në Britaninë e Madhe, bazuar në një studim të kryer nga portali e-commerce musicMagpie.

Siç shkruan ‘The Independent’, studimi nxori në pah se gjysma e fëmijëve më të vegjël se 6 vjeç të cilët kanë një smartphone, e përdorin mesatarisht 21 orë në javë.

Përgjegjësia kryesore në këtë rast është e prindërve, të cilët shpesh nuk kursehen për t’iu blerë smartphone apo tablet dhe i lejojnë që ta përdorin pa kriter.

80% e prindërve të intervistuar pranuan se nuk kishin bërë asgjë për të limituar përdorimin e tejzgjatur të telefonit nga ana e fëmijëve, ndërsa vetëm 25% e tyre vendosën të bllokonin përdorimin e të dhënave, duke u lejuar fëmijëve vetëm ta përdornin për telefonata apo për të dërguar mesazhe me tekst.

Psikologët rekomandojnë prindërit që të tregohen më të kujdesshëm dhe të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e fëmijëve të tyre në smartphone apo tablet, si dhe të marrin masa për reduktimin e orëve që fëmijët kalojnë me këto pajisje.

Smartphone dhe tabletat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore të fëmijëve. Quhet sindroma e syrit të thatë dhe është një çrregullim i cili prek gratë në menopauzë, por së fundmi edhe fëmijët dhe të rinjtë, për shkak të përdorimit të shpeshtë të pajisjeve teknologjike.

Kjo sindromë shkaktohet tek fëmijët, për shkak se të vegjlit janë aq shumë të përqendruar pas telefonit apo televizorit, sa që harrojnë që të përplasin qepallat gjë që i thanë sytë e tyre. /a.y/noa.al

Sindroma e syrit të thatë, çfarë po u bëjnë smartphone dhe tabletat fëmijëve