Transmetuar më 07-04-2018, 14:31

Smartphone dhe tabletat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore të fëmijëve. Quhet sindroma e syrit të thatë dhe është një çrregullim i cili prek gratë në menopauzë, por së fundmi edhe fëmijët dhe të rinjtë, për shkak të përdorimit të shpeshtë të pajisjeve teknologjike.

Kjo sindromë shkaktohet tek fëmijët, për shkak se të vegjlit janë aq shumë të përqendruar pas telefonit apo televizorit, sa që harrojnë që të përplasin qepallat gjë që i thanë sytë e tyre.

Alarmi për këtë problem u dha nga mjekët e Koresë së Jugut, të College of Medicine në Chung Ang University Hospital në Seul, autorë të një studimi të zhvilluar te 916 fëmijë memoshë nga 7 deri në 12 vjeç.

Në studim, rezultoi se mesatarisht 7% e fëmijëve të përfshirë në studim, vuanin nga sindroma e syrit të thatë, për shkak se përdornin çdo ditë mesatarisht për 2-3 orë smartphone ose tablet.  

Mënyra më efikase për të zgjidhur këtë problem është limitimi në maksimum i këtyre pajisjeve. Studiuesit zbuluan se simptomat shtohen gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve. /a.y/noa.al