Transmetuar më 20-03-2018, 08:34

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë e daljes së një makine nga rruga, mbetën të plagosur tre persona.

Siç mund të shikoni në fotografi makina është bërë copash nga përplasja, çka ka shkaktuar edhe dëmtimin e pasagjerëve.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:45 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë -Milot në afërsi të një karburanti.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 025 MH që drejtohej nga 26-vjeçari T.Ll., i cili dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja S.G., 17 vjeçe, të cilët po marrin ndihmën e specializuar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën .

Ndërsa pasagjeri A.R., 23 vjeç, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, për shkak të dëmtimeve të rënda. /a.y/noa.al

Del makina nga rruga në Lezhë, 3 të plagosur, njëri rëndë