Transmetuar më 20-03-2018, 07:28

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Laç-Lezhë.

Në hyrje të qytetit të Lezhës, një automjet tip “Benz” me targa AA 025 MK, ka dalë nga rruga dhe për pasojë tre personat që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti është shënuar rreth orës 05.00 të mëngjesit, ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.

Lidhur me këtë ngjarje, policia po heton për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al