Transmetuar më 13-03-2018, 08:25

Ndërsa pasditen e djeshme prezantoi projektin për Teatrin e ri Kombëtar, mëngjesin e kësaj të marte, Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje prej tij.

Në një postim të bërë në Facebook, ai thotë se gërmadhat ekzistuese do të transformohen në një nga teatrot më të bukura bashkëkohore.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga projekti i Teatrit të ri Kombëtar, që do të transformojë gërmadhat ekzistuese në një nga teatrot më të bukur bashkëkohorë të ndërtuar rishtas në Europë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sakaq në prezantimin e djeshëm kreu i qeverisë tha se teatri ekzistues do të shembet sepse është jashtë çdo lloj standardi për t’u konsideruar një teatër komune, dhe jo më Teatër Kombëtar.

“Është krijuar mundësia që, mes sipërmarrjes, qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, të punohet për t’i dhënë këtij vendi teatrin e merituar kombëtar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u kujdes që t’u kthente përgjigje edhe atyre që, prej kohësh kanë thënë se do të ketë edhe një kullë, kur tha se “nuk është teatër me kullë, por nuk do ishte mëkat nëse do të ishte edhe me kullë”. /a.y/noa.al

Rama nuk e la të fliste në inaugurimin e teatrit, reagon aktori Robert Ndrenika

Rama prezanton projektin për Teatrin e ri pa kullë: I vjetri do shembet, bashkëpunim me privatin