Transmetuar më 12-03-2018, 20:40

I vetmi aktor që qëndroi për 51 minuta  përballë  Edi Ramës, edhe pse e kishte kundërshtuar projektin e prishjes së Teatrit Kombëtar ekzistues, ishte artisit i madh Robert Ndrenika.

Ashtu si aktorët e tjerë, Ndrenika nuk ka ndërhyrë gjatë fjalës së kryeministrit dhe as gjatë prezantimti të projektit nga arkitekti danez.

Në një moment ai kërkoi fjalën për të thënë diçka mbi atë që deklaroi Rama, por ky i fundit i sugjeroi që të priste të mbaronte prezantimi i plotë nga arkitekti.

I kontaktuar nga Ora News pas këtij prezantimi, Ndrenika pretendoi se nuk ishte lejuar të ndërhynte për të pyetur, edhe pse nga kamerat kjo ishte e pamundur të fokusohej për shkak se aktiviteti ishte me regji qendrore.

Për Ora News Ndrenika deklaroi se projekti ishte si një kartolinë e bukur dhe se kundërshtonte kategorikisht faktin që qeveria kishte vendosur ta ndërtonte këtë në partneritet publik privat. Sipas Ndrenikës, kryeministri nuk kishte ftuar asnjë nga kundërshtarët e këtij vendimi. /k.k/noa.al/