Një 16 vjeçar nga Durrësi i qëlluar mesditën e sotme nga një bashkëmoshatar i tij me thikë ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se viktima është identifikuar si Angjelo Gjokazaj i cili ka marrë një goditje në zemër me thikë nga 17 vjeçari D. Lala. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve.
Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital, 16 vjeçari mori plagë të rënda në trup çka bënë që ai të ndërronte jetë vetëm pak kohë pas plagosjes edhe pse iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mjekëve Gjakozaj kishte marrë një goditje me thikë pranë zemrës, plagë e cila ka bërë që ai të humbasë shumë gjak dhe për rrjedhojë ndërhyrja e tyre nuk ka dhënë rezultat.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe xhaxhai i 16 vjeçarit. Frrok Gjakozaj tregoi se nipi i tij Angjelo kishte shkuar në mësim 5 minuta me vonesë, ndërkohë që mësuesja nuk e kishte pranuar brenda, ai ishte larguar duke marrë mungesë.
“Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, por mësuesja nuk kishte pranuar dhe e nxori jashtë. Pasi ka dalë nga mësimi ai u konfkliktua me 17 vjeçarin. Djali ishte dërguar në spital nga disa kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot për shkak se goditja pranë zemrës rezultoi fatale. Është një ngjarje e rëndë, jemi të shokuar”, është shprehur mes lotësh xhaxhai i Angjelos.
Lidhur me këtë krim, policia ka shoqëruar në komisariat 17 vjecarin D.Lala. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"./b.l/noa.al/
U qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes në spital 16 vjeçari nga Durrësi
Sherri me thikë mes dy adoleshentëve në Durrës përfundon me gjak
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd