Transmetuar më 13-12-2017, 14:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka reaguar ndaj deklaratave të ndryshme politike dhe konkretisht ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se ambasadori amerikan është në konflikt interesi për çështjen e kryeprokurorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook në faqen e ambasadës amerikane shkruhet, “Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! Konflikt interesi”.

Në vizatimin e babagjyshit shkruhet “Lista e prapësive të babagjyshit: Donald Lu, qenushë, futboll, kafe, karamele”.

Ndërkohë fjala trafik shihet me vizë në mes.

“Donald Lu është në konflikt interesi. Z. Lu kërkon largimin e Adriatik Llallës. Ky i fundit e ka akuzuar ambasadorin Lu për korrupsion të rëndë. Ai duhej ti përgjigjej Llallës. Nëse ambasadori kërkon të përfshihet në jetën publike, politike, atëherë ai duhet të vuajë pasojat. Unë kam pritur që ambasadori Donald Lu ti përgjigjej kryeprokurorit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka pasur, por nuk ka ndodhur që kryeprokurori i shtetit të akuzojë një ambasador me terma konkretë. Nëse ambasadori nuk i dha përgjigje, atëherë ka diçka aty. Ai është në konflikt të plotë interesi. Ai ka folur për emra të përveçëm për kryeprokurorin. Ai ka dalë jashtë funksionit të tij”, tha Berisha, në një intervistë për Abcnews. /a.y/noa.al

Kryeprokurori i ri, Berisha sulmon ambasadorin Lu: Është i akuzuar për korrupsion!