Transmetuar më 12-12-2017, 21:24

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar hapur ambasadorin e ShBA-ve në Tiranë Donald Lu. Këtë e ka bërë teksa ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan lidhur me kryeprokurorin e ri.

Sipas ish-Kryeministrit, ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

“Llalla  e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, u shpreh Berisha gjatë një interviste në Abc News. (e.c/noa.a)