Transmetuar më 12-12-2017, 13:38

Shkon në tre numri i kandidatëve që aspirojnë postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Mesditën  e sotme, ka dorëzuar në Kuvend kandidaturën e tij, Arqile Koça. Ai rezulton prej vitesh punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më herët para tij shpalli kandidaturën Ferdinand Elezi, i cili është drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ndërkohë ditën e djeshme zyrtarizoi kandidaturën e saj, edhe Arta Marku,  cila aktualisht është prokurore në rrethin e Shkodrës.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka bërë me dije se aplikimet vazhdojnë deri pasditen e sotme në orën 18:00.

Pas dorëzimit të kandidaturave, dhe mbylljes se afatit, faza pasuese është seanca dëgjimore me ta në Kuvend, dhe me tej votimi i thjeshtë në Parlament. /a.y/noa.al

Zyrtare: Ky është kandidati i parë për kryeprokuror

Kryeprokurori i përkohshëm, zyrtarizohet kandidatura e dytë për këtë post