Transmetuar më 11-12-2017, 20:01

Në mesin e debatit politik për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, sot është regjistruar edhe kandidatura e dytë.

Mësohet se kandidatura e dytë është Arta Marku, e cila ka dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Ajo ushtron detyrën e prokurores në rrethine Shkodrës.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, ka dorëzuar në Kuvend dokumentacionin për të qenë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, Ferdinand Elezi.

Ai është aktualisht prokuror në Prokurorinë e Durrësit.

Këtë të hënë, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja theksoi se aplikimet vazhdojnë deri nesër në orën 18:00.

Pas dorezimit të kandidaturave, dhe mbylljes se afatit, faza pasuese është seanca dëgjimore me ta në Kuvend, dhe me tej votimi i thjeshtë në Parlament. /k.k/noa.al/