Transmetuar më 21-10-2017, 10:38

Nuk kanë fund deklaratat e forta lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge.

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani deklaron se ka informacione se edhe dy ministra të qeverisë Rama, do të shkojnë në qelitë VIP që po përgatiten.

Sipas saj, bëhet fjalë për ministrin Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

“Këto video kanë ardhur nga amerikanët, dhe së shpejti do të ketë veprime. Në njërën nga videot paraqitet ministri Gjiknuri me njërin nga vëllezërit Habilaj teksa janë krahë për krahë në Vlorë në periudhën e zgjedhjeve”, u shpreh Llabani në emisionin ‘Oktapod’.

Ajo tha gjithashtu se ka pasur informacione se fletë-arresti për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ka një vit në institucionin e Prokurorisë, por që nuk po firmosej.

E gjithë çështja tha ajo, ka nisur me pajisjen e përgjimit që sipas saj, u përdor nga Policia e Shtetit, pa lejen e organeve kompetente.

Gazetarja Llabani thotë se ka pasur këtë informacion nga prokurorët qe u morën me këtë çështje. /a.y/noa.al

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Habilaj në drekën e parë të qeverisë në Vlorë, nxori tufën me euro për të paguar