Transmetuar më 18-10-2017, 07:39

Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e së martës “Opinion”, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj.

Llabani ka treguar se është bërë dëshmitare e një rrëfimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i një lokali të famshëm në Vlorë.

Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte veç dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…

Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga çanta tufën me para (euro)…

“Ishin shumë s’mund ti numëroja, një tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.