Transmetuar më 13-10-2017, 08:55

Lajmi që qarkulloi se aktori Ndriçim Xhepa është i sëmurë duhet të ketë mërzitur shumë adhurues të tij.

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe vetë aktori, i cili u shpreh se gjendja nuk është kaq e rëndë por që duhet të bëjë një ndërhyrje dhe në vendin tonë nuk është e mundur prandaj do ta zhvillojë në Gjermani.

Për këtë qeveria miratoi një fond prej 50 milionë lekë të vjetra, që aktori Xhepa të kurohet jashtë vendit.

Aktori thotë se nuk është gjendje alarmante por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

“Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”, tha Xhepa, transmeton ‘Tiranapost’.

Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa është sëmurë. Qeveria del me vendim