Transmetuar më 21-07-2017, 12:30

Këngëtarja Eli Fara, prej disa ditësh ndodhet me pushime në ishullin Kos të Greqisë.

Por ajo i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit që goditi ishullin natën e lënë pas, ku si pasojë dy persona humbën jetën dhe mbi 120 të tjerë u plagosën.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, për të lajmuar se është mirë.

“Shpëtuam nga tërmeti”, shkruan Eli, e cila duket në gjendje të mirë, ndërsa qëndron e ulur në një kolltuk.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Mesdhe, ku për pasojë u shkaktua dhe një tsunami i cili është ndjerë fuqishëm në ishullin grek të Kos dhe në Rodos. Lëkundje të fuqishme janë shënuar dhe në Bodrum të Turqisë, ku për pasojë janë plagosur rreth 70 vetë. /a.y/noa.al

Tërmet i fuqishëm në Kos të Greqisë, dy të vdekur