Transmetuar më 21-07-2017, 08:10
Publicitet

Së paku dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin Kos në Greqi.

Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.7 të shkallës Rihter, prej të cilit krahas dy viktimave mbetën të plagosur rreth 100 persona të tjerë.

Në videon më poshtë tregohen pasojat e lënë nga tërmeti shkatërrues, në ishullin aq shumë të frekuentuar nga turistët.

Lëkundjet e fuqishme u ndjen në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, duke ngjallur panik tek banorët e zonës.

Lëkundje të fuqishme u ndjen dhe në Bodrum të Turqisë, ku rreth 70 persona mbetën të plagosur. Mësohet se epiqendra ka qenë në detin Mesdhe, ku për pasojë ka shkaktuar dhe një tsunami i cili është ndjerë fuqishëm në ishullin grek të Kos dhe në Rodos. Porti i ishullit të Kos, është një prej strukturave që kanë pësuar më shumë dëme, ku një traget nuk arriti të ankorohej. Ndërkohë i gjithë transporti detar është ndërprerë. /a.y/noa.al