Transmetuar më 21-07-2017, 09:53

Ambasada e Shqipërisë në Greqi deklaron se nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin Kos në Greqi, nuk ka shqiptarë të lënduar.

Bëhet me dije se dy viktimat janë njëri nga Turqia dhe njëri nga Suedia.

“Pas interesimit tonë pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (një turk dhe një suedez). Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar. Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Mesdhe, ku për pasojë ka shkaktuar dhe një tsunami i cili është ndjerë fuqishëm në ishullin grek të Kos dhe në Rodos.

Lëkundje të fuqishme janë shënuar dhe në Bodrum të Turqisë, ku për pasojë janë plagosur rreth 70 vetë. /a.y/noa.al

Tërmet i fuqishëm në Kos të Greqisë, dy të vdekur