Transmetuar më 19-07-2017, 13:30

Kryeministri Edi Rama, nuk ka vonuar urimin për trajnerin e ri të kombëtares shqiptare të futbollit, italianin Christian Panuçi.

Në urimin e bërë, Rama nuk lë pa përmendur mikun e tij të vjetër ish-trajnerin Gianni De Biazi dhe trashëgiminë e lënë prej tij në kombëtaren shqiptare.

“Benvenuto Mister. Le të urojmë që trajneri i ri i kuqezinjve, Christian Panucci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit. Forca Shqipëria”, shkruan Rama në Facebook.

Panucci firmosi sot zyrtarisht kontratën për drejtimin e ekipit kombëtar të futbollit shqiptar.

Ai vlerësoi paraardhësin e tij duke thënë se, “De Biasi bëri historinë me Shqipërinë dhe unë do të përpiqem që të bëj një tjetër histori me këtë skuadër. Është e vështirë, por jam i bindur se do t’ia dalim mbanë”. /a.y/noa.al

Panuçi merr zyrtarisht drejtimin e kombëtares: I nderuar, shpresoj të lë gjurmë