Transmetuar më 27-06-2017, 14:33

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që t’i bashkohen festës së fitores së Partisë Socialiste, në sheshin “Skënderbej”, e cila nga zgjedhjet e së dielës doli me 74 deputetë.

Ai thotë se nuk ka asnjë organizim apo detyrim, por vetëm fjala e fitores.

“Asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin ‘Skënderbej; për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur”, shkruan Rama në Facebook.

Më herët Rama u dërgoi një mesazh të gjithë kandidatëve për deputetë, ku shkruante, “Ia dolëm, aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim”.

Ai shton se shqiptarët u kanë bërë nderin e madh dhe se fitorja është përgjegjësi e rëndë mbi shpatulla.

Por Kryeministri thotë se ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit. /a.y/noa.al

Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Ia dolëm! Festë në sheshin "Skënderbej"