Transmetuar më 12-04-2017, 09:45

Policia po heton nëse pas shpërthimit të ndodhur pranë autobusit të Borussia Dortmund, ka lidhje islami radikal.

Mediat gjermane shkruajnë se në një letër të gjetur pranë autobusit, përmendet sulmi në tregun e Krishtlindjeve të kaluara në Berlin.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur futbollisti Marc Bartra si dhe një polic, i cili po shoqëronte skuadrën drejt stadiumit.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme, pak para çerekfinales së Champions League mes Borusia Dortmund dhe Monakos, duke çuar në shtyrjen e ndeshjes. /a.y/noa.al

“Shpërthen” autobusi i Borusias, shtyhet ndeshja çerekfinale e CH. League