Transmetuar më 11-04-2017, 20:25

Pak para fillimit të ndeshjes mes Borusias së Dortmundit dhe Monakos, në afërsi të autobuzit të gjermanëve ka ndodhur një shpërthim, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur mbojtësi Marc Bartra.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa për arsye sigurie, sipas medias gjermani “Bild”, ndeshja çerekfinale mes Borusias dhe Monakos është anuluar. Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në orën 20:45. Në vendin e ngjarjes ka prani të shtuar të forcave të policisë.

Klubi gjerman konfirmon se asnjë prej lojtarëve të tjerë dhe stafit nuk kanë pësuar lëndime.