Transmetuar më 20-02-2017, 13:44

Alfred K. 34 vjeç nga Fushë-Kruja ka rrëfyer një pjesë të vështirë të jetës së tij në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”. Tradhtia e bashkëshortes së tij, Shqipes me të cilën ka 4 fëmijë, ka qenë e vështirë për t’u pranuar dhe aq më shumë për ta folur publikisht.

Megjithatë ai ka treguar edhe detaje nga tradhtitë e së shoqes. Një prej tyre është momenti kur i dashuri i gruas e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në shtrat me gruan e tij zhveshur.

-Çfarë ndodhi me gruan, kur e detyruat të ikte nga banesa?

Vendosa t’i mbyllja derën sepse vinte në 12 të natës, i binte derës me shqelma. Kërkoi urdhër mbrojtje tek gjykata, i dha për 20 ditë dhe kërkoi prapë. E pyetën a të ka rrahur burri, jo tha, atëherë pse ta japim.

-Pse kthehej në 12 të natës?

Se di, ka qenë tek i dashuri. Jetonim në një shtëpi por ajo më tha s’ke punë më me mua. Jetuam 1 muaj në një banesë por ajo bënte jetën e saj.

Pastaj shkonte tek komshinjtë e mi kërkonte lekë dhe bukë se e la pa bukë komshiu. Ajo e la të parin, gjeti një tjetër. Ai tjetri është me këmbë hekuri.

-Ti këta persona i njeh?

Po i njoh.

-Pse nuk bëtë divorc?

I dashuri i vet më mori në telefon më tha “ja arrita qëllimit, të ndava. Jam me gruan tënde lakuriq në krevat”. Bëfshi qejf i thashë.

-E kuptoni sa dëm i keni bërë vajzës?

Unë s’i kam bërë dëm, i ka bërë nëna e vet.

Më herët edhe vajza e tij 16-vjeçare tregoi në një rrëfim të pazakontë një të vërtetë të hidhur për nënën e saj, e cila i ka braktisur bashkë me 3 motra dhe vëllezërit e tjerë dhe ka ikur me të dashurin.

Xhuliana tha se nëna e saj, Shqipe, pasi ishte larguar nga banesa, e kishte marrë të bijën në telefon dhe i kishte dërguar me makinë në Fushë-Krujë djalin me të cilin e mitura duhej të lidhej.

“Mami më mori pa numër. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit. Makina erdhi dhe më çoj në Krujë. Nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’.