Transmetuar më 20-02-2017, 13:29

“Mami donte të më lidhte me shokun e të dashurit të saj dhe ai do t’i jepte 100 mijë lekë”. Kështu deklaroi Xhuliana K., e cila ishte sot bashkë me babain e saj, Alfredin në një rrëfim live për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”.

Vajza 16-vjeçare tregon në një rrëfim të pazakontë një të vërtetë të hidhur për nënën e saj, e cila i ka braktisur bashkë me 3 motra dhe vëllezërit e tjerë dhe ka ikur me të dashurin.

Xhuliana tha se nëna e saj, Shqipe, pasi ishte larguar nga banesa, e kishte marrë të bijën në telefon dhe i kishte dërguar me makinë në Fushë-Krujë djalin me të cilin e mitura duhej të lidhej.

“Mami më mori pa numër. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit. Makina erdhi dhe më çoj në Krujë. Nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’.

Intervista me vajzën

-Pse nuk i tregove babit, por e dije prej 4 vitesh historinë e mamait?

Mami më kërcënonte që mos t’i tregoja babait. Dhe ai më kërcënonte. “Kam me të vra, kam me të ‘ashtu’”.

-Ke pasur kontakt me mamin tënd?

Jo s’kam asnjë kontakt. Nuk ia kam numrin e telefonit.

-Nuk i kishe numrin e telefonit?

Jo s’e kisha.

-Je kujdesur për motrat dhe vëllezërit? Sa e vështirë është jeta pa mamin?

Jam e lidhur me babin. Më parë kam qenë lidhur me mamin.

-Të ka marrë malli për mamin?

Jo s’më ka marrë.

-S’ke asnjë mesazh për mamin?

Jo. Mami më ka detyruar mua që të shkoja me shokun e të dashurit të saj, se do t’i jepte 100 mijë lekë.

-Kur ndodhi kjo Xhuliana?

Mami më mori një ditë në telefon me numër privat. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit.

-Ku të çoi ky person?

Më mori e më çoi në Krujë.

-Të ngacmoi?

Jo nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët, por unë s’i kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’. Unë në orën 00:00 pashë mamin dhe të dashurin e vet në shtëpinë tonë.

-Të tha mami në momentin kur u largua: Hajde me mua.

Jo s’më tha.

-Ku jeton mami?

Tek i dashuri i vet.

-Pse nuk shkon tek gjyshja dhe gjyshi?

Jo nuk shkoj.

-Do shkosh të jetosh më mamin po të tha ‘eja jetoni me mua’?

Jo s’do iki.