Në sulmin e frikshëm terrorist që u ndërmor natën e ndërrimit të viteve në zemër të Stambollit, gjetën vdekjen 39 persona, mes të cilëve edhe 16 turistë të huaj.
Ndërkohë është ende shqetësuese gjendja e mëse 40 personave të plagosur, një pjesë prej të cilëve në rrezik serioz për jetën.
Sulmi ndodhi në Reina bar, një lokal ndër më të njohurit në Stamboll, i cili ndodhet në Ortakoy distrikt, pranë Bosforit.
Të paktën një person i veshur si babagjysh iVitit të Ri, u futën në Reina bar dhe hapën zjarr me breshëri plumbash duke kryer masakrën e shëmtuar.
Ministri i Brendshëm Suleiman Soylu pohoi se autorit i masakrës ende nuk është identifikuar.
Autoritetet thanë se 700 persona gjendeshin duke festuar natën e ndërrimit të viteve në Reina bar. Pjesa më e madhe e tyre ishin familjarë dhe shumë turistë.
Zyrtarisht ende nuk jepen emrat e viktimave të kësaj ngjarjeje. /noa.al/