Transmetuar më 01-01-2017, 01:42

Një numër i madh shqiptarësh kanë shkuar në Stamboll për të festuar Vitin e Ri 2017, bëjnë të ditur për NOA.al burime nga agjencitë turistike në Tiranë dhe rrethe.

Ata pohojnë se kanë shitur disa qindra paketa turistike për datat 30 dhjetor me kthim më 2 janar 2017.

Në këto paketa përfshihen udhëtimi, strehimi në hotel dhe guida turistike, por edhe festa e natës së ndërrimit të viteve.

Pak ditë para nisjes së grupeve, çmimet u reduktuan deri në 199 euro për person nga rreth 290 euro që u aplikuan në fillim të dhjetorit.

Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka shqiptarë të prekur nga sulmi terrorist që ndodhi në Reina Bar në zemër të Stambollit. /noa.al/