Transmetuar më 29-11-2026, 20:25

Dyseldorf – Boksieri gjerman Agit Kabayel ka shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si përfundoi dueli ndaj Nelson Hysës, duke theksuar se kishte pritur një përballje shumë më të fortë në ring. Pas përfundimit të sfidës, kampioni i botës u shpreh se ishte përgatitur maksimalisht për një betejë të vështirë, por sipas tij kundërshtari nuk u tregua i gatshëm për një sfidë të këtij niveli:

“U përgatita për këtë ndeshje. Isha gati të kaloja nëpër zjarr, por kundërshtari im nuk ishte i gatshëm për këtë. Më vjen keq për tifozët”.

Boksieri gjerman shtoi se një duel për titullin botëror përfaqëson shansin e jetës për çdo sportist dhe kritikoi tërheqjen e parakohshme të boksierit shqiptar pas shkëmbimeve të para në ring:

“Kur lufton për titullin botëror, kjo është mundësia e jetës. Nuk mund të hysh në ring dhe pas disa goditjeve të kthesh shpinën. Është turp”.

Pas kësaj fitoreje të arritur në raundin e dytë ndaj Hysës, Kabayel e zhvendos vëmendjen te synimet e tij të radhës, duke kërkuar përballje të mëdha për bashkimin e titujve botërorë në kategorinë e peshave të rënda.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit