Transmetuar më 29-11-2026, 19:37

Tiranë – Erjon Vishkulli, protestuesi i cili mbeti i plagosur në sy pasi u qëllua me plumb gome gjatë protestave të mëparshme, ka reaguar pas plagosjes me plumb gome të deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka ngritur shqetësimin për atë që e përshkruan si standard të dyfishtë në reagimin institucional dhe të drejtësisë, duke krahasuar shpejtësinë e trajtimit të rastit të deputetit me atë të qytetarëve të lënduar gjatë tubimeve:

“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës. Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli. Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit