Transmetuar më 29-11-2026, 19:17

Tiranë – Briken Tuçi, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit në kryeqytet, ndodhet i shtruar në terapinë intensive të Spitalit Universitar të Traumës, ku po mbahet nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor.

Në një deklaratë për mediat këtë të diel, një nga mjekët e Spitalit të Traumës bëri të ditur se pacienti ka pësuar traumë në kokë, por aktualisht nuk paraqet nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas bluzave të bardha, Tuçi qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal si nga personeli shëndetësor ashtu edhe nga familjarët, ndërsa gjendja e tij neurologjike dhe parametrat jetësorë ndiqen në mënyrë të pandërprerë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, mjeku sqaroi se pacienti ka pësuar kontuzion, por pa prani të hemorragjisë:

“Ka kontuzion, por jo hemorragji. Gjithsesi, statusi aktual është i monitoruar me rreptësi, i stabilizuar dhe me parametra totalisht konstantë”.

I pyetur nëse ekziston mundësia që gjendja e tij të kërkojë intubim, mjeku e përjashtoi për momentin një skenar të tillë:

“Për momentin jemi shumë larg intubimit. Kaq mund të themi”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit