Transmetuar më 29-11-2026, 19:02

Tiranë – Një incident është regjistruar gjatë lëvizjes së protestuesve në kryeqytet, ku një i ri i maskuar është ngjitur mbi një automjet të Policisë së Shtetit dhe ka nisur ta godasë atë.

Sipas pamjeve të publikuara, brenda mjetit ndodheshin efektivët e policisë, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, çka ka bërë që i riu të bjerë në tokë.

Episodi i tensionuar u shënua në momentin kur protestuesit ishin zhvendosur drejt Bulevardit “Zogu i Parë” në Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit