Transmetuar më 29-11-2026, 18:45

Lezhë – Era e fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës gjatë ditës së sotme ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, duke lënë pa furnizim me energji elektrike disa zona prej disa orësh. Konkretisht, ndërprerje raportohen në disa fshatra të njësive administrative Kolsh dhe Zejmen, në zonën e Zadrimës, si dhe në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.

Mungesa e energjisë në zonat rurale dhe në periferi mbetet një problem i përsëritur sa herë që ka reshje apo mot të paqëndrueshëm, situatë që lidhet me amortizimin e rrjetit shpërndarës. Ndërprerja në këto ditë me temperatura të ulëta e rëndon edhe më tej gjendjen për banorët, veçanërisht në fshatra, ku energjia elektrike është e domosdoshme për ngrohjen e banesave.

Grupet e punës të OSHEE-së ndodhen në terren për identifikimin e avarisë dhe riparimin e defekteve, me synim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji në zonat e prekura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit