Transmetuar më 29-11-2026, 17:39

Tiranë – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar pamjet filmike të momentit kur deputeti demokrat Kliti Hoti qëllohet me plumb gome nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve të zhvilluara në protestën e sotme në kryeqytet.

Në pamjet e shpërndara, deputeti Hoti shihet duke vrapuar në drejtim të kordonit të policisë, të cilët përgjigjen me një të shtënë që e godet dhe e lëndon ligjvënësin në zonën e shpinës, ndërsa Bardhi e ka shoqëruar videon me një reagim të ashpër:

“Kjo është shpallje lufte! Do të përgjigjeni! Goditja ndaj një deputeti, në krye të detyrës, me plumb në trup, është një krim që do të marrë përgjigje ligjore dhe personale”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit