

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se ka identifikuar personin që vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policie në Tetovë, gjatë festimeve për Ditën e Flamurit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ministria sqaron se i riu është thirrur në komisariat për të dhënë shpjegime në prani të njërit prej prindërve, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pas përfundimit të verifikimeve paraprake, autoritetet e rendit bëjnë të ditur se ndaj tij pritet të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






