Transmetuar më 29-11-2026, 16:37

Shkup – Festimet e Ditës së Flamurit Shqiptar, më 28 Nëntor, në Maqedoninë e Veriut janë shoqëruar me disa incidente, ndërsa policia ka evidentuar gjithsej 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë aktiviteteve festive të organizuara në disa qytete të vendit janë regjistruar raste të ndryshme të prishjes së rendit publik, përfshirë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe incidente të tjera që kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve.

Në kuadër të këtyre verifikimeve, 3 persona janë ndaluar nga policia, ndërsa ndaj të përfshirëve janë ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore, teksa autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet dhe monitorimi janë zhvilluar me qëllim ruajtjen e sigurisë gjatë festimeve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit