

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pasi deputeti i kësaj force politike në Shkodër, Kliti Hoti, u qëllua me plumb gome në bulevard nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme.
Berisha e cilëson ngjarjen si një akt me prapavijë politike, duke pretenduar përmes një reagimi në rrjetet sociale se Hoti është goditur me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama:
“Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, qëllohet me urdhër politik të Edi Ramës! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës, Dr. Kliti Hoti, dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate, të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






