Transmetuar më 29-11-2026, 15:32

Tiranë – Bilanci i të lënduarve nga protesta e 29 nëntorit në kryeqytet deri në orën 15:00 arrin në 10 persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit të Spitalit të Traumës, në shërbimin e urgjencës janë paraqitur 6 të lënduar, konkretisht 2 efektivë policie, 1 deputet, 2 protestues dhe 1 kalimtar. Prej tyre, 3 persona janë larguar me rekomandimin e mjekëve, ndërsa të tjerët vijojnë të marrin trajtim spitalor, duke u paraqitur të gjithë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 4 protestues, mes të cilëve edhe 1 gazetar, të cilët i janë nënshtruar procedurës së lavazhit. Njëri prej tyre ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës së parë, ndërsa 3 të tjerët vijojnë të mbahen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit