Transmetuar më 29-11-2026, 15:10

TIRANË, 29 Nëntor 2026 – Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është personi i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi u qëllua nga një distancë e afërt me plumb gome nga forcat e policisë.

Sipas pamjeve filmike të regjistruara në terren, ligjvënësi demokrate po largohej me vrap në momentin kur një efektiv policie kthehet dhe hap zjarr drejt tij, duke e goditur në kurriz. Si pasojë e goditjes, Hoti rrëzohet menjëherë në tokë, ndërsa protestuesit e tjerë pranë tij ndërhyjnë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Incidenti ndodhi në kulmin e përplasjeve mes tubuesve dhe efektivëve të rendit, gjatë të cilave policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Ende nuk ka një informacion të detajuar zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të deputetit Kliti Hoti pas marrjes së goditjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit