Transmetuar më 29-11-2026, 09:50

Madrid – Humbja e Real Madridit ndaj Deportivo Alavés në “Santiago Bernabeu” u shoqërua edhe me një episod të tensionuar në pankinën madrilene, ku José Mourinho nuk e përmbajti zemërimin pas një vendimi arbitrale dhe rrezikoi të përjashtohej nga ndeshja.

Trajneri portugez reagoi ashpër ndaj gjyqtarit të katërt pasi kryesori César Soto Grado i kishte treguar kartonin e verdhë, ndërsa protestat u përshkallëzuan aq sa u bë e domosdoshme ndërhyrja e pjesëtarëve të stafit teknik për ta mbajtur larg.

Në ndihmë të stafit erdhën edhe Antonio Rüdiger dhe Éder Militão, të cilët ishin në stol dhe u përpoqën të qetësonin trajnerin.

Kështu, një mbrëmje e vështirë për Real Madridin, që u mposht 1-2 në shtëpi dhe humbi vendin e dytë në renditje, u shndërrua edhe në një tjetër shfaqje emocionesh nga Mourinho, i cili këtë herë ra në sy jo për zhvillimet në fushë, por për reagimin e tij në pankinë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit