Transmetuar më 29-11-2026, 08:23

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Ksamil.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 02:45, dyshohet se një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes dhe identiteti i autorëve të dyshuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit