

Tegucigalpa – Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Hondurasin, ku një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb pas përplasjes me një automjet tip SUV, duke shkaktuar të paktën 9 viktima dhe 28 të plagosur. Ngjarja tragjike është regjistruar në një rrugë provinciale në rajonin e Comayagua-s, ndërsa sipas deklaratave të një zëdhënësi të Departamentit të Zjarrfikësve, mes të vdekurve janë drejtuesi i autobusit dhe 8 pasagjerë, konkretisht 3 burra, 5 gra dhe shoferi i mjetit.
Autobusi, në pronësi të kompanisë së transportit Transporte Carolina, ishte nisur nga kryeqyteti Tegucigalpa dhe kishte si destinacion qytetin e La Esperanza-s, rreth 170 kilometra në perëndim të vendit.
Përplasja me automjetin tip SUV dyshohet se ka bërë që drejtuesi i autobusit të humbasë kontrollin dhe mjeti të përfundojë jashtë karrexhatës, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Dhjetëra të plagosur kanë marrë ndihmë të menjëhershme mjekësore, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.
Internacionales| Honduras: Accidente de autobús deja cuatro fallecidos y varios heridos
Al menos cuatro personas fallecieron y varias resultaron heridas tras un choque entre un autobús de transporte Carolina y un vehículo particular en la Cuesta de la Virgen. La unidad cayó a… pic.twitter.com/ZqSMTzyk28
— El Jornal SV (@ElJornal_SV) November 28, 2026
TRAGEDIA EN LA CUESTA DE LA VIRGEN: ACCIDENTE ENTRE BUS Y VEHÍCULO PARTICULAR DEJA CUATRO FALLECIDOS
🔴 Un accidente entre un vehículo particular y un bus de transporte Carolina habría dejado cuatro personas fallecidas en el sector de la Cuesta de la Virgen, según información preliminar.
🔴 El autobús cayó a una hondonada y varios pasajeros resultaron heridos; además, hay personas atrapadas. Bomberos de Comayagua y Siguatepeque trabajan en el rescate. Las cifras podrían cambiar.
#MásNoticiasTV #MNTV #NoticiasHonduras #Canal39 #CuestaDeLaVirgen #Comayagua
— Más Noticias Televisión HN (@masntvhn) November 28, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






