Transmetuar më 29-11-2026, 07:47

Tiranë – Shqipëria shënon sot 29 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, një ditë e kushtuar nderimit të dëshmorëve dhe atyre që luftuan për lirinë e vendit. Si çdo vit, krerët më të lartë të shtetit zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ndërsa në mbarë vendin organizohen ceremoni përkujtimore në nderim të të rënëve.

Shqipëria u çlirua nga forcat fashiste dhe naziste në nëntor të vitit 1944, pas një periudhe 5-vjeçare pushtimi që nisi me agresionin fashist italian më 7 prill 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vjeshtën e vitit 1943, vendi kaloi nën kontrollin gjerman, ndërsa lufta çlirimtare kulmoi në vjeshtën e vitit 1944.

Tirana u çlirua më 17 nëntor, ndërsa Shkodra dhe trevat veriore më 29 nëntor, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në të gjithë territorin. Shqipëria mbetet i vetmi vend në Ballkan që arriti të çlirohet kryesisht me forcat e veta, në një kohë kur vendet e tjera të rajonit patën mbështetjen e Ushtrisë së Kuqe.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit