Transmetuar më 29-11-2026, 07:44

Peshkopi – Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë orëve të natës në qarkun e Dibrës, duke përfshirë territorin e bashkive Dibër dhe Bulqizë. Gjatë orëve të mbrëmjes intensiteti ka qenë më i lartë, çka ka bërë që trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë të arrijë në 15 centimetra, ndërsa në zonat e thella mbi 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit ajo i kalon 25 centimetrat.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë prani të akullit në akset rrugore, megjithëse situata e qarkullimit deri në këto momente paraqitet e qetë dhe pa bllokime. Gjatë mbrëmjes janë shënuar vështirësi për disa automjete për shkak të qarkullimit me goma verore dhe mospërdorimit të zinxhirëve.

Në orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës janë minimizuar, por prania e ngricave në segmente të ndryshme mbetet e lartë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore, të përdorin zinxhirët në zonat malore dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit