Transmetuar më 29-11-2026, 07:30

Tiranë – Ditën e diel vendi do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit e deri në mesditë në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonat malore të verilindjes, mbi lartësinë 600-700 metra, si dhe në juglindje, mbi 900 metra lartësi, parashikohen reshje të dobëta dëbore, ndërsa mjegulla do të jetë e pranishme në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 6-10 m/s, duke arritur herë pas here vlerat maksimale kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit