Transmetuar më 28-11-2026, 22:20

SHBA – Surpriza e madhe në MLS ka ardhur me eliminimin e Lionel Messit dhe Inter Miami-t që në raundin e parë të play-off-eve. Kampionët në fuqi u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë të serisë nga Columbus Crew me rezultatin 1-0, pas disfatës 3-0 në përballjen e parë, duke dorëzuar kështu titullin.

Inter Miami udhëtoi drejt Ohajos me detyrimin për të fituar në një seri që luhet me 2 fitore nga maksimumi 3 ndeshje, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ndeshja u zhvillua nën shi të dendur, me Messin të rrethuar në fushë nga emra si Rodrigo De Paul dhe Casemiro, ndërsa në minutat e fundit u fut në lojë edhe Luis Suarez, megjithëse skuadra nga Florida shpërdoroi rastet e krijuara.

Kur sfida dukej se po shkonte drejt penalltive, Columbus Crew shënoi golin vendimtar në minutën 90+2, kur Santiago Rodriguez shfrytëzoi një krosim të Anass Zaroury, ndali topin në zonë dhe mposhti nga afër portierin Dayne St. Clair, duke vulosur eliminimin e kampionëve.

Për Messin, sezoni mbyllet me zhgënjim në planin kolektiv, por argjentinasi mbetet golashënuesi më i mirë i sezonit të rregullt me 26 gola dhe një nga kandidatët kryesorë për çmimin MVP të MLS-së. Ndërkohë, Inter Miami nuk ia doli të mbrojë kurorën e fituar sezonin e kaluar, në një ligë ku asnjë skuadër nuk ka fituar 2 tituj radhazi që prej Los Angeles Galaxy në vitin 2012.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit