Transmetuar më 28-11-2026, 22:02

Tiranë – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në kryeqytet, duke bërë me dije se deri në orën 21:00 në 2 spitalet kryesore të Tiranës janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjithsej 47 persona.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë mjekim 36 të lënduar, konkretisht 12 efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Prej tyre, 1 efektiv policie, 3 protestues dhe 1 gazetar vijojnë të mbeten të shtruar nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerët e kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 persona të lënduar, konkretisht 8 efektivë policie, 1 protestues, 1 punonjës sigurie dhe 1 deputet. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë pacientët e trajtuar në QSUT janë larguar drejt banesave me këshillën e mjekut.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit