

Tiranë – Pamje të rënda janë publikuar nga protesta e zhvilluar ditën e shtunë në kryeqytet, e cila u shoqërua me përplasje të ashpra mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Në sekuencat filmike shihen disa efektivë të policisë që tërheqin zvarrë një qytetar në tokë, ndërsa gjatë ndërhyrjes e godasin me shkop gome.
Teksa skena zhvillohet në mes të tensionit, qytetarët e pranishëm dëgjohen duke reaguar me thirrjet:
“Mos o kafsha…”.
Tubimi i 28 Nëntorit u karakterizua nga konfrontime të vazhdueshme dhe shoqërime të dhunshme në komisariat, ku forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës, spraj me piper, autobotë me ujë me presion dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






